“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtarja më e lartë demokrate në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit të Shteteve të Bashkuara, zhvilloi këtë të premte një takim në Tiranë me të rinj dhe përfaqësues të programeve të lidershipit, ku përcolli mesazhe për stabilitetin rajonal, forcimin e demokracisë dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së saj, senatorja Shaheen u përqendrua në tri çështje kryesore për të ardhmen e rajonit, mundësitë ekonomike dhe zhvillimore, stabilitetin politik dhe forcimin e demokracisë. Duke iu referuar zhvillimeve në Bosnje dhe Hercegovinë, ajo shprehu kundërshtimin ndaj vendimit të administratës amerikane për heqjen e sanksioneve ndaj Milorad Dodikut, ish president i Republikës Srpska. “Nuk jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut”, u shpreh senatorja, duke nënvizuar se stabiliteti duhet...