Situatë kritike nga zjarri masiv në malin e Manatisë në Lezhë, vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka! Flakët i afrohen edhe zonës së banuar (VIDEO)
Situata nga zjarri në malin e Manatisë në Lezhë vijon të jetë shqetësuese, ndërsa flakët janë përhapur në anën jugore të malit, në drejtim të fshatit, duke iu afruar zonës së banuar. Zjarri, i cili u shfaq mbrëmjen e 1 tetorit pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot, është riaktivizuar pas disa orësh ndërprerje. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në terrenin malor, të mbuluar me shkurre dhe bimësi, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave në terren. Forcat zjarrfikëse dhe efektivë të ushtrisë janë pozicionuar pranë banesave, me qëllim mbrojtjen e tyre dhe parandalimin e avancimit të flakëve drejt zonave të banuara. Ndërkohë, operacioni për shuarjen e zjarrit po zhvillohet edhe nga ajri. Aktualisht në operacion po marrin pjesë dy helikopterë, në përpjekje për të frenuar...
Burimi:
javanews.al