Situatë alarmante në Pogradec/ Përplasje e fortë mes dy makinave, tre pasagjerë mbeten të plagosur

Situatë alarmante në Pogradec/ Përplasje e fortë mes dy makinave, tre pasagjerë mbeten të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë e së cilës kanë mbetur të lënduar tre persona. Të lënduarit janë pasagjerë në mjete dhe aktualisht po transportohen drejt spitalit të Pogradecit për ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi: Sot.com.al