Situatë alarmante në Elbasan/ Zjarr i madh në afërsi të varrezave, flakët po i afrohen dhe banesave!

Situatë alarmante në Elbasan/ Zjarr i madh në afërsi të varrezave, flakët po i afrohen dhe banesave!

Një vatër e madhe e zjarrit është shfaqur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Elbasanit. Flakët dhe tymi janë parë në zonën e varrezave publike të qytetit. Zjarri i madh sipas informacioneve paraprake dhe raportimit të gazetarit të Report Tv, Ronaldo Gjoshi, po i afrohen edhe banesave të zonës. Para se vatra të bëhet më e rrezikshme, me urgjencë janë nisur drejt vendngjarjes edhe forca të shumta zjarrfikëse me mjetet e tyre. Mbeten ende të panjohura shkaqet dhe rrethanat e rënies së vatrës së zjarrit.
Burimi: Sot.com.al