Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
SITUATË ALARMANTE NË DELVINË – ZJARRET DETYROJNË EVAKUIMIN E BANORËVE
Delvinë – Situata nga zjarret në jug të vendit është përshkallëzuar ndjeshëm, duke u kthyer në një emergjencë të vërtetë për banorët dhe autoritetet lokale. Prej orësh, flakët kanë pushtuar zona të gjera në territorin e Bashkisë Delvinë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e njerëzve dhe pronat e tyre.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Sipas pamjeve më të fundit që vijnë nga terreni, zjarri po avancon me shpejtësi të madhe, duke përpirë gjithçka në rrugën e tij. Kolona tymi dhe flakë të fuqishme janë të dukshme nga disa kilometra larg, ndërsa përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë situatën nën kontroll...