Situata me zjarret, reagon PD: Vendi nën flakë! Me Ramën paratë harxhohen për luks

Situata me zjarret, reagon PD: Vendi nën flakë! Me Ramën paratë harxhohen për luks

Partia Demokratike ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, duke bërë përgjegjëse qeverinë që, sipas saj, ka dështuar në marrjen e masave. Me një deklaratë për shtyp, PD tha se qytetarët duhet të ruhen, pasi me kryeministër Edi Ramën paratë shpenzohen për lukse dhe situata e zjarreve do të jetë e njëjtë këtë verë dhe tjetrën. Deklarata e Partisë Demokratike: “Nga Jugu në Veri, Shqipëria është pushtuar nga zjarret. Ndërkohë që, u bëjmë thirrje banorëve, qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes të shtuar, të largohen sa më parë nga zonat e kërcënuara, dhe të ndihmojnë këdo në rrezik. Partia Demokratike...