Situata kritike me zjarrin edhe në Fier, operacion për shuarjen e flakëve në Frakull! Në terren zbarkon edhe ushtria nga Tirana

Situata kritike me zjarrin edhe në Fier, operacion për shuarjen e flakëve në Frakull! Në terren zbarkon edhe ushtria nga Tirana

Situata me zjarret mbetet kritike edhe në zonën e Fierit, kryesisht në Levan, radostinë, Koshovicë dhe tani në Frakull. Të paktën 90 trupa të FA-ve, të Repartit të Poshnjës dhe Tiranës, filluan sot (5 shtator) operacionin në vatrën e zjarrit në fshatin Frrakull. Zjarri po djeg një masiv me pisha me prezencë të lartë tymi. Gjithashtu, në këtë perimetër të vatrës së zjarrit janë edhe 7 mjete zjarrfikëse me efektivin përkatës. Vatra e zjarrit vazhdon edhe në drejtim të fshatit Peshtan, aktualisht në zonë të paaksesueshme nga mjetet, por larg zonave të banuara. Raportohen disa shtëpi e ambiente të tjera të djegura, por nuk ka dëme në njerëz apo në gjë të gjallë, pasi u evakuuan nga zona e rrezikut prej ditës së djeshme.