Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Situata e zjarreve/MM: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në disa bashki të vendit, prej të cilave 5 mbeten ende aktive. Zjarret janë përhapur kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Vlorë, Rrogozhinë, Tiranë, Kamëz, Dimal, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Librazhd, Belsh, Lezhë, Kurbin, Roskovec, Pogradec dhe Korçë. Deri më tani, janë djegur rreth 91 hektarë sipërfaqe, si dhe 20 rrënjë ullinj. Vatrat ende aktive Qarku Dibër – “Livadhi i Peladhisë”, Bulqizë Zjarri ka pasur intensitet të ulët, pa rrezik për përhapje në zonat pyjore....