Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Situata alarmante me zjarrin në Drenovë/ Flakët po përhapen me shpejtësi drejt një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Zjarri që ka rënë në fshatin Drenovë të Mallakastrës është përhapur në një sipërfaqe të gjerë dhe flakët po afrohen pranë një pusi nafte dhe nënstacioni elektrik. Mes errërisës dhe flakëve, shërbimet zjarrfikëse në Drenovë janë në gatishmëri të plotë për t’u përballur me zjarrin që po i afrohet një pusi nafte, një magazine dhe një nënstacioni elektrik. Priten përforcime nga Albpetroli për të përballuar situatën kritike. Aktualisht, operacioni po zhvillohet me mjete rrethanore dhe ndihmën e forcave në këmbë.