SISTEMI HIMARS/ AMERIKA ARMATOS SHQIPERINE
Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar një shitje të mundshme ushtarake për Shqipërinë, me vlerë të përllogaritur prej 210 milionë dollarësh, që përfshin dy sisteme raketore M142 HIMARS dhe pajisje të tjera ushtarake. Vendimi është bërë publik më 17 nëntor nga Byroja për Çështjet Politiko-Ushtarake e Departamentit të Shtetit, në kuadër të procedurës së njoftimit të Kongresit amerikan për shitjet ushtarake jashtë vendit. Sipas dokumentit zyrtar, qeveria shqiptare ka kërkuar blerjen e dy sistemeve M142 HIMARS, gjashtë moduleve raketore të drejtuara M31A2 GMLRS dhe gjashtë moduleve M30A2 GMLRS me koka luftarake alternative. Paketa përfshin gjithashtu tetë sisteme taktike për menaxhimin e të dhënave të artilerisë, dy automjete ushtarake HMMWV, pajisje komunikimi, mjete transporti dhe furnizimi, pjesë këmbimi, si dhe shërbime trajnimi dhe mbështetjeje teknike. Financimi...
Burimi:
ntv.al