Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Sipas kalendarit popullor shqiptar me datën 5 shkurt shënon dita e mesit të Dimrit – Mesdimri
Kultura popullore shqiptare, karakterizohet me veçanti të shumta që datojnë qysh nga kohërat e lashta pagane nga antikiteti i hershëm. Në të kaluarën mënyra e jetesës tek shqiptarët (por edhe tek popujt tjerë) ishte e lidhur ngusht me stinët e vitit, fenomentet natyrore dhe me arealet gjeografike ku ata jetonin.Kësisoj që në fillet e historisë njerëzit filluan ta bëjnë llogaritjen e kohës emërimin e stinëve dhe muajve si dhe krijuan kalendarët e tyre vjetorë ku mund të bazoheshin dhe të orjentoheshin më lehtë në kohë.Edhe shqiptarët kishin kalendarin e tyre popullor. Kalendari ishte i bazuar në ciklin djellor dhe kishte saktësinë e 365 ditëve, emronin vetëm dy stinë Verën dhe Dimrin dhe viti kishte 8 muaj nga 45 dit, 4 muaj Verë dhe 4 muaj...