Simeone replikon me Mourinho: Të gjithë humbasim ndonjëherë, duhet më shumë respekt
21 Shtator 2026 8:30 Telesport Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone,a folur për mediat pas fitores 2-1 ndaj Real Madrid në derbi. Ai ishte i irrituar edhe për faktin se një ditë më parë e kishte përshkruar veten si një admirues të sinqertë të José Mourinho. “Ne trajnerët jemi në një pozicion të privilegjuar; gëzojmë një ekspozim të madh dhe u flasim një audience të gjerë. Duhet të kemi kujdes se çfarë themi; nevojitet respekt për të tjerët, për gjyqtarët dhe për kolegët”, tha argjentinasi. Më tej, Simeone tha: “Të gjithë humbasim ndonjëherë, por kur kalohet kufiri i respektit, nuk ka rëndësi nëse quhesh Mourinho, Simeone, Flick apo Pellegrini. Kjo nuk është e drejtë. Ekziston një vijë që nuk duhet kaluar.” Më pas, *El Cholo*...
Burimi:
telesport.al