Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”

Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”

Në portin e Durrësit ka mbërritur veliera “Mircea”, anija shkollë e Marinës Rumune, një prej simboleve më të njohura të traditës dhe formimit detar në Rumani. E ndërtuar në vitin 1938 në kantierin gjerman Blohm & Voss, kjo velierë elegante me tre direkë ka shërbyer prej më shumë se 85 vitesh si anije stërvitore për kadetët e Akademisë Detare Rumune. Emri i saj vjen nga princi i njohur i Vllahisë, Mircea cel Bătrân, dhe që prej vitit 1939 vazhdon të përfaqësojë krenarinë detare të vendit. Gjatë dekadave, “Mircea” ka udhëtuar në shumë dete, duke marrë pjesë në misione stërvitore dhe...
Burimi: Opinion.al