Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Simbolet e plleshmërisë tek Ilirët
SIMBOLET E PLLESHMËRISË Religjioni i lashtë mesdhetar, në thelbin e të cilit gjendej parimi i plleshmërisë së natyrës në tërësi, duke përfshirë këtu edhe njeriun, ka lënë në kulturat dhe kohërat e mëvonëshme në Ballkanin perëndi- mor një numër të madh të relikteve, domethënien e vërtetë të të cilave mund ta rikonstruktojmë më së shumti duke e krahasuar me religji- onet e asokohëshme të rrethit mediteran. Një numër i madh objektesh dhe paraqitjesh figurative dëshmojnë begatinë e madhe të manifesti- meve të këtij kulti në kohën ilire. Prejardhja dhe domethënia e disave nga objektet dhe paraqitjet figurative mund t’i gjejmë me lehtësi në idoloplastikën e pasur neoeneolitike të kompleksit ballkanik e të pellgut. Ndersa per te tjerat jemi te detyruar te kerkojme shpjegime ne konceptet...