Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Siguroi Champions-in “in extremis”, Tudor tregon çfarë i mungon Juventusit për titullin
👁3359
Për të dytin vit radhazi, Juventusi rikthehet në Champions League. Mbrëmë ia doli mes drithërimash, falë fitores 3-2 në stadiumin “Penzo”, ndaj Venezia. Pas ndeshjes, trajneri Igor Tudor doli në konferencë për të analizuar sezonin dhe të ardhmen e klubit bardhezi: “Djemtë ishin të gatshëm që nga dita e parë, për të punuar mbi ato që iu kërkova. Ne kërkojmë, por janë ata që i fitojnë ndeshjet me cilësinë e tyre. Sot ishte ndeshje shumë e rëndësishme, duke parë çfarë ishte në lojë. Shumë prej tyre patën ngërçe muskulore, por i përgëzoj të gjithë”. Çfarë mbresash i lë ky sezon...