Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik, Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare
👁11000
Në kuadër të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për sezonin turistik, inspektorët shëndetësorë po vijojnë kontrollet në subjekte të ndryshme akomoduese dhe ofrimit të shërbimeve për pushuesit për respektim të kushteve higjieno-sanitare. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga Drejtori i ISHSH Tiranë, Klinton Leka inspektuan nga afër një subjekt në Tiranë i cili prej dy vitesh ushtron aktivitetin e tij në fushën e turizmit duke ofruar shërbimin e bar-restorant, akomodim-hoteleri dhe pishina. Fokusi i këtij inspektimi ishte respektimi i kushteve higjieno-sanitare dhe kritereve të përdorimit të pishinave me qëllim...