Siguria në shkolla, Kumbaro nga Kamza: Paketa e sigurisë, standard i njëjtë në të gjithë vendin!

Siguria në shkolla, Kumbaro nga Kamza: Paketa e sigurisë, standard i njëjtë në të gjithë vendin!

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, deklaroi se paketa e sigurisë në shkolla është rezultat i një bashkërendimi të gjerë ndërinstitucional, me standard të njëjtë në të gjitha shkollat e vendit, nga Gjirokastra te Tropoja. Duke folur në shkollën “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku ishin të pranishëm edhe ministrat e Brendshëm, Shëndetësisë dhe Bujqësisë, Kumbaro theksoi se figura e oficerit të sigurisë është një prej elementëve kyç të këtij sistemi. “Ka një grup përfaqësues të një kategorie shumë të rëndësishme që ne kemi në shkolla dhe që e kemi krijuar në vitet e fundit, që është oficeri i sigurisë. Është një ndër ato figurat kyçe brenda shkollës që tregon se në politikbërje i japim dimension shumë të rëndësishëm dhe vëmendje pikërisht qetësisë dhe sigurisë së fëmijëve...