“Signal dhe Telegram të hetohen nga Policia” / Ekspertja për protestat: Mund të ketë elementë që synojnë destabilizimin

“Signal dhe Telegram të hetohen nga Policia” / Ekspertja për protestat: Mund të ketë elementë që synojnë destabilizimin

Ekspertja Nadia Elbasani ka theksuar rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe lidhjen e saj me sigurinë kombëtare dhe fizike, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj zhvillimeve teknologjike dhe situatës së sigurisë në rajon. Elbasani u shpreh se aplikacione si Signal dhe Telegram janë platforma që duhen studiuar nga Policia e Shtetit, pasi, sipas saj, gjatë protestave mund të ketë elemente që synojnë destabilizimin. Ajo theksoi se studentët nuk duhen identifikuar me aktet e dhunës dhe dëmtimin e bizneseve, ndërsa nënvizoi nevojën për hetime nga strukturat përgjegjëse për krimin kibernetik. Sipas saj, këto zhvillime mund të krijojnë rreziqe afatgjata për stabilitetin, ndaj siguria kibernetike duhet trajtuar si një element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare. “Aplikacione si Signal, Telegram janë terrene që duhen studiuar nga Policia e Shtetit....