SIGAL dhe “Rent from Locals” sjellin standardin ndërkombëtar të sigurimit në tregun e makinave me qira

SIGAL dhe “Rent from Locals” sjellin standardin ndërkombëtar të sigurimit në tregun e makinave me qira

SIGAL ka nisur një bashkëpunim të rëndësishëm me platformën “Rent from Locals”. Partneriteti strategjik u prezantua në qendrën shumëfunksionale te Piramida, nga drejtuesit e “Rent From Locals”. Në takim ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues të lartë të SIGAL. Partneriteti dypalësh vjen si një hap, që vendos një standard të ri sigurie dhe profesionalizmi në tregun shqiptar të makinave me qira. SIGAL dhe “Rent From Locals” do të synojnë t’i përgjigjen kërkesës në rritje të klientëve ndërkombëtarë për zgjidhje të sigurta dhe të besueshme gjatë marrjes me qira të automjeteve në Shqipëri. Këtë fakt e konfirmoi në fjalën përshëndetëse edhe z. Marin...
Burimi: Standard.al