Sibel Halimi: Bunkerët e Ulpianës shndërrohen në hapësirë për art dhe kulturë (video)

Sibel Halimi: Bunkerët e Ulpianës shndërrohen në hapësirë për art dhe kulturë (video)

Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, nëpërmjet një video të postuar në Facebook foli për qendrën e re të artit në Ulpianë. Ajo deklaroi që bunkerët në Ulpianë po shndërrohen në hapësirë për art dhe kulturë. “Kjo nuk është vetëm një rikonstruktim fizik – është një rilindje shpirtërore e një hapësire që për shumë kohë ishte harruar. Tani, ajo do të frymojë sërish, por kësaj here me energjinë e artit, kreativitetit dhe bashkëpunimit”, tha Halimi. Sipas saj, “në zemër të këtij projekti qëndron një ide e fuqishme: Të kthejmë hapësirat e harruara historike në qendra të gjalla kulturore. Një vend ku drita, dizajni modern dhe arkitektura historike bashkëjetojnë për të krijuar një përvojë unike dhe inspiruese”. Ajo nëpërmjet kësaj video e kishte edhe...