Si u spastruan banorët e Taçit në Kolonjë/ “Fortis Energy” rrëmbeu 412 ha tokë për central diellor
Në qershor të vitit të kaluar, qeveria e Shqipërisë miratoi përmes një vendimi të posaçëm ndërtimin e një centrali diellor me fuqi 62 megavat në fshatin Taç të Kolonjës. Sipas vendimit, projekti do të shtrihej në një sipërfaqe prej 412 hektarësh dhe kompania përfituese e saj ishte Fortis Energy and Construction. Kjo kompani zotërohet nga një biznesmen turk i quajtur Mehmet Uckardes. Dhënia në përdorim e një sipërfaqe kaq të madhe, kishte një pasojë të drejtëpërdrejtë në banorët e zonës. Ajo rrezikonte të ardhurat dhe jetesën e tyre. Të padëgjuar nga institucionet e shtetit të tyre, atëherë nuk ishte shpikur as pasqyra dhe as prania besnike, banorët e fshatit Taç i Sipërm u ngritën në protesta në muajin janar të këtij viti. Banorët treguan se...
Burimi:
sot.com.al