Si u projektua “Durrësi i nëndheshëm”, në raste lufte (Video)

Si u projektua “Durrësi i nëndheshëm”, në raste lufte (Video)

Nga Mark Brunga “Qyteti i nëndheshëm, i përbërë nga tunele të veçanta të ndërtuara në rrëzë të kodrave, do të përballonte sulmet nga jashtë apo katastrofat natyrore. Fabrika e nëndheshme e bukës ishte llogaritur që të furnizonte me bukë qytetin e Durrësit me mbi 80 mijë banorë. Sipër lagjes “Stan” është ndërtuar i pari tunel gjigant si vendstrehim për parkimin e më shumë se 300 automjeteve, ndërsa spitali do të kishte kapacitet prej 500 shtretërish”.   Në 10-vjeçarin e fundit të diktaturës komuniste në vendin tonë, kur regjimi i kaluar, dukej se nuk kishte gjasa për të ndryshuar kursin që kishte nisur menjëherë pas çlirimit, merreshin masa shtesë, për përballimin me sukses të “sulmeve armike” nga jashtë. Qëllimi ishte që Shqipëria; t’i bënte ballë sulmeve...