Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si u populluan trojet shqiptare të Kosovës me serbë pas Luftrave Ballkanike
Në vjeshtën e vitit 1912 dhe 1913, Kosova dhe Shqipëria u pushtuan nga Serbia dhe Mali i Zi. Luftërat Ballkanike kishin bërë kërdi mbi shqiptarët e Kosovës, fshatrat e të cilëve u dogjën në hi dhe banorët e të cilëve kishin arritur t’i shpëtonin vdekjes, u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Në kushte të tilla brutale të kohës së luftës, autoritetet malazeze dhe serbe kishin në shënjestër popullatën myslimane të Kosovës, pjesa më e madhe e së cilës ishte shqiptare. Disa kronika dëshmojnë mizoritë e kryera nga malazezët, duke përfshirë prerjën e kokës dhe gjymtimin. Luftërat ballkanike u kishin kushtuar shqiptarëve të Kosovës mijëra të vdekur dhe më shumë shtëpi të shkatërruara. Vlerësohet se deri në fund të vitit 1912 janë vrarë rreth...