Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si u bë Shqiponja simbol i familjes fisnike të Kastriotëve? Shpjegim!
NGA: GJON KEKA Shqiponja është zgjedhur si simbol për shumë popuj, princa dhe ushtri që nga kohërat e lashta.Kështu shqiponja u përdor fillimisht si simbol ushtarak, si simbol i rrufes dhe i mburojës si simbol që vjen nga qiell – hyjnor suprem. Në shumë beteja të asaj kohe humbja e Shqiponjës u konsiderua një fyerje e madhe për trupat ushtark saqë ata u ndëshkuan rëndë për humbjen e tyre.Si shenjë ushtarake,Mesjeta e njihte Shqiponjën në kuptimin e saj heraldik në flamuj, sikur është rasti i simbolit të shqiponjës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut ,simbol me të cilën u vesh identiteti ynë kombëtar dhe shtetëror,pra simbol që e shënjtëroi kombin tonë. Në lashtësi ,respektivisht mitologji e hasim Shqiponjën e Zeusit, në formë natyrale, e cila qëndron gati për...