Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Si të shpërdorosh 50 milionë euro? E tregon Juventusi, lojtari që i kushtoi milionat për asnjë gol dhe asist
Duglas Luizi është një nga dështimet e sezonit të shkuar për Juventusin. Braziliani mbërriti në Torino verën e shkuar, kur la Aston Vilan për të nënshkruar për 5 vite me bardhezinjtë. Transferimi kushtoi plot 50 milionë euro, shifër të cilën nuk mundi ta justifikonte dot. Luizi u aktivizua gjithsej për 877 minuta në sezonin e shkuar, që përkon me 18% të kohës së mundshme të patur në dizpozicion. Në fund të sezonit asnjë gol apo asist nuk mban autorësinë e tij. E thënë ndryshe, Juventusi ka shpenzuar 21 mijë euro për çdo minutë që braziliani ka zbritur në fushë. Një...