Si sot, në vitin 1878, u themelua Lidhja Shqiptare ose Lidhja për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombit Shqiptar

Si sot, në vitin 1878, u themelua Lidhja Shqiptare ose Lidhja për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombit Shqiptar

Jahja Drancolli Si sot, në vitin 1878, u themelua Lidhja Shqiptare ose Lidhja për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombit Shqiptar, e quajtur edhe Lidhja e Prizrenit, organizata e parë nacionaliste shqiptare. E formuar në Prizren më 10 qërshor 1878, lidhja, u përpoq të ndikonte në Kongresin e Berlinit, i cili po formulonte një marrëveshje paqeje pas Luftës Ruso-Turke të 1877-1878 dhe që kërcënoi të ndante Shqipërinë (atëherë pjesë e Perandorisë Osmane) dhe të transferonte disa nga rrethet e saj në Mal të Zi, Serbi dhe Greqi! Sipas statistikave europiane të kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, botuar në “Nouvelle Géographie Universelle” (“Gjeografia e Re Universale/Botërore, Paris, 1876), Prizreni rezulton të jetë qyteti më i madh i Shqipërisë me 46.000 banorë. Pas Prizrenit erdhën me...