Si sot, dhe deri më 5 shtator 1666, kishte përfshirë qytetin e Londrës Zjarri i Madh

Si sot, dhe deri më 5 shtator 1666, kishte përfshirë qytetin e Londrës Zjarri i Madh

Jahja Drancolli Si sot, dhe deri më 5 shtator 1666, kishte përfshirë qytetin e Londrës Zjarri i Madh. Zjarri shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit, duke përfshirë Katedralen e Vjetër të Shën Palit (Old St Paul’s Cathedral), 87 kisha famullie dhe rreth 13,000 shtëpi. Për shumë njerëz i ashtuquajturi “Numri i Bishës” (Beast Number “666”), ose numri “666” i përmbajtur në vitin 1666, është një shpjegim i shkakut të Zjarrit të Madh të Londrës. Me përjashtim të misticizmit religjioz, shkaku i vërtetë është i panjohur, por dihet se në katër ditë 80% të Londrës u shkatërrua plotësisht. Të Dielën, 2 Shtator 1666, zjarri filloi rastësisht në shtëpinë e bukëpjekësit të mbretit në Pudding Lane pranë Urës së Londrës. Një erë e dhunshme lindore inkurajoi...