Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si sot, 100 vite më parë (1923), Mustafa Kemal Ataturku do të shpallet presidenti i parë i Turqisë Moderne, të cilën e organizoi në mbështetje të modeleve europiane!
Jahja Drancolli Mustafa Kemal Atatürk ishte një oficer dhe politikan turk dhe themeluesi i Republikës moderne Turke. Ai mori pseudonimin “Atatürk”, që do të thotë “Babai i turqve”. Ai u bë presidenti i parë i Turqisë më 13 gusht 1923. Edhe sot ai konsiderohet një figurë e madhe historike në Turqi dhe të gjithë qytetarët janë jashtëzakonisht krenarë për vendin që krijoi. Gjatë qeverisjes së tij, deri në vdekjen e tij në 1938, ai ndryshoi rrënjësisht fytyrën e vendit të tij me reforma radikale. Në më pak se 20 vjet qeverisjeje, Ataturku arriti të organizojë shtetin turk në përputhje me modelet europiane. Reformat u ndeshën me rezistencë, por Ataturku shtypi me forcë çdo përpjekje për t’u kthyer në mënyrat e vjetra. Ai dhe qeveria e...