Si qytetërimi Minoan hodhi themelet e Evropës moderne

Si qytetërimi Minoan hodhi themelet e Evropës moderne

I konsideruar si qytetërimi i parë i përparuar në Evropë, ai Minoan ndikoi mbi historinë e gjithë Egjeut. Perandoritë e mëvonshme u frymëzuan nga planifikimi urban dhe kultura e këtij qytetërimi kretan. I lindur rreth vitit 3500 Para Erës Sonë, qytetërimi Minoan u përhap për mijëra vjet në Kretë dhe ishuj të tjerë të Egjeut. Arkeologu i njohur britanik, Sër Artur Evans, ishte i pari që gjeti prova të një qytetërimi të Epokës së Bronzit në ishullin e Kretës në fillimin e shekullit XX. Duke gjetur mbetjet e një strukture të madhe urbane në anën veriore të ishullit, Evans përdori stratigrafinë dhe analizoi mostrat e qeramikës për të teorizuar ekzistencën e provave të një qytetërimi që i parapriu atij të Mikenasve. Evans pretendonte se qyteti,...