Si qëndron e vërteta? Mjekja hedh poshtë deklaratën e Xhakës: E kam vaksinuar…
Rasti i Granit Xhakës lidhur me certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19 ka marrë një tjetër zhvillim, pasi mjekja që i ka lëshuar dokumentin ka deklaruar se futbollisti është vaksinuar realisht. Andrea L., e cila ushtron aktivitetin në një ordinancë në Luzern, ka folur për Blick dhe ka mohuar se certifikata e Xhakës është lëshuar pa kryer vaksinimin. “E kam vaksinuar Xhakën siç duhet”, ka deklaruar ajo. Sipas mjekes, në fillim të vitit 2022 Xhaka kishte kontaktuar me të për vaksinimin. Ajo tha se futbollisti kishte antitrupa dhe se, për këtë arsye, në rastin e tij ishte parashikuar një dozë përforcuese. Sipas versionit të saj, doza është administruar realisht dhe më pas është lëshuar certifikata përkatëse. Deklarata e mjekes vjen në një kohë kur ndaj Xhakës...
Burimi:
ntv.al