“Si nënë u lëndova…”/ Klodiana Lala reagon pas akuzave të Vlora Hysenit: Nuk më frikëson…
Gazetarja investigative, Klodiana Lala, ka reaguar pas deklaratave të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, teksa kjo e fundit po paraqitej në GJKKO. Lala i ka cilësuar të pabazuara pretendimet e Hysenit dhe ka deklaruar se deklarata ishte një përpjekje për të ushtruar presion ndaj saj dhe gazetarëve që raportojnë mbi çështjen. “Përbuz me neveri çdo akuzë”, u shpreh Lala, duke shtuar se nuk e konsideron deklaratën të mjaftueshme për ta tërhequr nga raportimi. Lala tha se deklarata e Hysenit e ka prekur në aspektin personal, por jo në ushtrimin e profesionit. Ajo theksoi se, pavarësisht presioneve që, sipas saj, ka përjetuar gjatë karrierës, do të vijojë të raportojë mbi çështjet që i konsideron me interes publik. “Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson...
Burimi:
ntv.al