Si negocioi për kufijtë me Greqinë qeveria e Ahmet Zogut

Si negocioi për kufijtë me Greqinë qeveria e Ahmet Zogut

Historia e caktimit të kufijve të Shqipërisë në vitet 1925-1926 Nga Kastriot Dervishi, ish-Drejtor i Arkivës së Ministrisë së Brendshme Pavarësisht se Shqipëria u njoh shtet i pavarur me vendimin e fuqive të mëdha të datës 29 korrik 1913, kufiri zyrtar i saj u mbyll në vitet 1925-1926. Vonesa e caktimit të kufijve lidhet pikësëpari me Luftën e Parë Botërore dhe çështje të veçanta si paqartësitë për Vermoshin apo manastirin e Shën Naumit. Në situatën e sotme, kur diskutohet çështja e kufirit detar me Greqinë, shihen se bëhen paralelizma të pavenda midis dy rasteve. Krijohet një përshtypje sikur Shqipëria ishte një shtet me kufij dhe Shën Naumi e fali për një tekë. Sigurimi i kufijve të Shqipërisë ishte ndër punët më pozitive të diplomacisë shqiptare...