Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës?/ Parashikimi i motit sot
Sipas Meteoalb, dita e sotme pritet të jetë me kthjellime dhe temperatura të larta. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, temperaturat do të rriten ndjeshëm, ku maksimalet në zonat e ulëta mund të arrijnë deri në 30–31°C, ndërsa në zonat malore ato do të shkojnë deri në 25–26°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor me shpejtësi 30 km/h, ndërsa në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, era do të fryjë herë pas here nga jugperëndimi në orët e pasdites.