Si do të ishte bota sot nëse Aleksandri i Madh do t’ia kishte lënë perandorinë një personi të vetëm

Si do të ishte bota sot nëse Aleksandri i Madh do t’ia kishte lënë perandorinë një personi të vetëm

Ndërsa Aleksandri i Madh ra në shtratin e vdekjes më 323 pes, gjeneralët e pyetën se kujt do t’ia linte perandorinë. “Më të fortit,” tha Aleksandri, dhe vdiq. Sigurisht, ata të gjithë filluan të luftonin për të gjetur më të fortin, dhe perandoria u copëtua. Perandoria e Aleksandrit shtrihej nga Greqia deri në Pakistanin e sotëm, territor prej rreth 5 milionë kilometra katrorë. Perandoria Romake ia kaloi perandorisë së Maqedonisë në përmasa, por Aleksandri e ngriti atë më shpejtë, në vetëm 13 vjet, para se të vdiste në moshën 32 vjeçare. Aleksandri i Madh la një djalë të palindur dhe një turmë  gjeneralësh ambicioze që prisnin me padurim të mbushnin vakumin e pushtetit – ndërsa rivalët e vranë djalin e tij para ditëlindjes së 12-të....