“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, akuzoi ministrin e jashtëm rus, Sergey Lavrov, se ka thënë “shumë gënjeshtra” për tema të tilla si lufta në Ukrainë, gjatë bisedimeve me ministrat e G20-ës në Atlanta të premten. “Po flisnim për krizën e madhe gjeopolitike, përfshirë Ukrainën, dhe arritëm t’i drejtoheshim drejtpërdrejt Sergey Lavrovit për këtë çështje. Sigurisht, ai tregoi shumë gënjeshtra, shumë rrëfime të rreme që evropianët i sfiduan”, tha Kallas. Zyrtarët evropianë thuhet gjithashtu se shfrytëzuan rastin për të ushtruar presion të mëtejshëm mbi Moskën, ndërsa kërkonin të siguronin një armëpushim në Detin e Zi, duke shkaktuar reagim nga Lavrov, tha një burim diplomatik për AFP-në. Ministri i Jashtëm britanik, Ed Miliband, tha se i kishte thënë gjithashtu Lavrovit në seancën...
Burimi:
javanews.al