Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn
Seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së Arbër Paplekajt për lirim me kusht nga burgu është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një përfaqësuesi të Shërbimit të Provës, pjesëmarrja e të cilit është e domosdoshme në këtë fazë të procedurës. Sipas tvklan, më sohet se Gjykata e Durrësit vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 19 shtator, në orën 09:45. Paplekaj, ish-efektiv i Forcave të Armatosura, është duke vuajtur një dënim me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje që ndodhi në prill të vitit 2021, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare....