Shtyhet seanca për “Lotarinë Shtetërore”, gjyqi vazhdon më 11 nëntor
Seanca e planifikuar për sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për çështjen “Lotaria Shtetërore” nuk u zhvillua dhe u shty. Gjykimi do të vijojë më 11 nëntor, kur është caktuar seanca e radhës. Në këtë proces përballen me akuza ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, bashkë me gjashtë persona të tjerë: Bashkim Avdi, Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski dhe Aleksandar Dimitrioski. Të gjithë të pandehurit deri në këtë fazë të procedimit janë deklaruar të pafajshëm. Aktakuza i ngarkon me tejkalim të autorizimeve zyrtare. Përmes këtij veprimi dyshohet se i kanë shkaktuar “Lotarisë Shtetërore” një dëm prej 596.125.511 denarësh. Akuzën në këtë çështje e përfaqësojnë prokurorët publikë Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçevski. Gjykimin e drejton gjykatësja...
Burimi:
kohajone.com