Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shtyhet seanca për ish-ministrin Mediu, gjyqtarja Irena Gjoka me raport mjekësor
👁8597
GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak është bërë mungesa e gjyqtares, Irena Gjoka, e cila ka paraqitur një raport mjekësor. Në seancën e 22 prillit Fatmir Mediu tha se trajtim i municioneve ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura (FA) dhe jo e ministrit të Mbrojtjes. Sipas tij, çdo vendim i qeverisë shoqërohej me një urdhër të ministrit dhe më pas me një urdhër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.