Shtyhet seanca ndaj Vlora Hysenit në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH nuk u paraqit në Gjykatë

Shtyhet seanca ndaj Vlora Hysenit në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH nuk u paraqit në Gjykatë

Është shtyrë për ditën e nesërme vendimi i GJKKO për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Më herët gjatë ditës, avokati i ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, u paraqit në Gjykatën e Posaçme, për seancën gjyqësore ndaj klientes së tij. Kastriot Selita është parë në ambientet e gjykatës, ndërsa, siç raporton media, Vlora Hyseni nuk është paraqitur në seancë. Shkak për shtyrjen e seancë kanë qenë edhe materialet voluminoze që duhen shqyrtuar.