Shtatë role të reja për zgjerimin e veprimtarisë së Jersey Opera House
Jersey Opera House po hyn në një fazë të re të zhvillimit, me krijimin e shtatë vendeve të reja të punës, si pjesë e planeve për zgjerimin e programit dhe aktiviteteve të institucionit kulturor. Opera House ka bërë të ditur se është në kërkim të shtatë profesionistëve për role të ndryshme brenda institucionit. Pozitat përfshijnë tre drejtues departamentesh, dy zyrtarë, një teknik të lartë dhe një mbikëqyrës. Sipas drejtuesve të Jersey Opera House, krijimi i këtyre pozitave lidhet me synimin për të zgjeruar programin artistik dhe aktivitetet që zhvillohen në këtë hapësirë kulturore. Krahas pozitave të reja me angazhim të rregullt, institucioni ka shprehur interes edhe për persona që dëshirojnë të punojnë në mënyrë të përkohshme ose sipas nevojës në këtë venue. Zgjerimi i ekipit...
Burimi:
kultplus.com