Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shtatë gurore të braktisura në Dajt do të kthehen në zona të gjelbra/ Nis projekti për rehabilitimin e zonës
Mali i Dajtit, simboli natyror i Tiranës dhe një nga zonat më të frekuentuara nga vizitorët dhe turistët, do të përfshihet në një projekt të gjerë për rikthimin e natyrës së dëmtuar nga ndërhyrjet njerëzore. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka shpallur një tender publik për rehabilitimin e shtatë guroreve të braktisura dhe zonave përreth tyre që janë dëmtuar nga ndërtimet e paligjshme, rrëshqitjet e dheut dhe marrja e inerteve. Gurorët e identifikuar janë të shpërndarë përgjatë rrugëve që përshkojnë Dajtin, nga Qafë-Mollë e deri në rrugën drejt Bulqizës, dhe përbëjnë disa nga plagët më të dukshme të...