Shqiptari ortodoks nga Prishtina dhe pjesëmarrja e tij në vrasjen e shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914

Shqiptari ortodoks nga Prishtina dhe pjesëmarrja e tij në vrasjen e shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914

Nga Dr. Qazim Namani Sava Petrovic Germija, ka lindur në afërsi të Prishtinës, afër Malit të sotëm të Gërmisë. Sava e kishte kryer shkollën e mesme serbe, në qytetin e Prishtinës. Pas kryerjes së shkollës së mesme në Prishtinë, ai i kishte vijuar, edhe dy vite të gjimnazit në qytetin e Shkupit dhe të Selanikut. Sava ishte shkolluar në frymën dhe edukatën serbo-ruse, në shkollën e mesme serbe, dhe në seminaret kishtar të kishës serbe. Shkollat serbe dhe seminaret kishtare serbe, që nga mesi i shekullit XIX, me lejen e P. Osmane, ishin hapur në trevat shqiptare veriore. Këto shkolla kishin ndikuar që, Sava dhe familja e tij të serbizohen. Kisha Ortodokse Serbe, kishte ndikuar shumë te shqiptarët ortodoksë në trevat shqiptare të Sanxhakut të Nishit,...