Shqiptari kapet me mbi 400 kg drogë në mes të Romës! E kishte fshehur nëpër valixhe e në frigorifer, zbulohet dhe depo magazinimi

Shqiptari kapet me mbi 400 kg drogë në mes të Romës! E kishte fshehur nëpër valixhe e në frigorifer, zbulohet dhe depo magazinimi

Policia italiane ka sekuestruar mbi 414 kilogramë hashash, me një vlerë prej mbi 4 milionë eurosh, ndërsa në pranga ka rënë një 29-vjeçar shqiptar. Sipas mediave italiane droga e cila u sekuestruan në Guidonia ishte gati për t’u shitur në qendrat e trafikimit të drogës në Romë dhe provincën përreth. 29-vjeçari shqiptar u ndalua ndërsa po përpiqej të ngarkonte disa valixhe të mëdha në bagazhin e makinës së tij. 98 kilogramët e parë të kanabisit u gjetën brenda valixheve. Hetimi vijoi më pas falë një grupi çelësash që iu gjetën të riut, të cilët rezultuan se hapnin disa ambiente të përdorura si depo në zonën e Guidonias dhe Romës. Në njërën nga mjediset, një pjesë e konsiderueshme e lëndëve narkotike ruhej brenda frigoriferëve, të cilët...