Shqiptari i cili u bë pesë herë kryeministër perandorie

Shqiptari i cili u bë pesë herë kryeministër perandorie

Nga: Ardian Muhaj Koxha Sinan Pasha, apo Sinan Pashë Topojani, i biri i Ali Begut, është lindur në vitin 1506 në Topojan të Lumës dhe ka vdekur më 3 prill 1596. Ka qenë një nga kryeministrat më të rëndësishëm dhe që kanë lënë më shumë gjurmë në politikën e shtetit osman, por njëkohësisht edhe një nga burrështetasit me rëndësi botërore që ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe që ka ndikuar shumë edhe për historinë e trojeve shqiptare. Është për t’u theksuar se Sinan Pasha ashtu si edhe shqiptarët e tjerë që kishin mbërritur majat më të larta të pushtetit në Ballkan dhe në Mesdhe, nuk jetonin të izoluar nga mjedisi shqiptar prej nga vinin, por përkundrazi, në një kontakt të vazhdueshëm e të pandarë me...