Shqiptarët zhyten në varfëri! Mbi 1 milionë llogari bankare kanë pothuajse 0 lekë brenda

Shqiptarët zhyten në varfëri! Mbi 1 milionë llogari bankare kanë pothuajse 0 lekë brenda

Mbi një milion llogari bankare të individëve në Shqipëri kishin balancë pothuajse zero në fund të vitit 2025. Të dhënat paraqiten në raportin e vlerësimit të ndikimit që shoqëron projektligjin e ri për sigurimin e depozitave, duke iu referuar Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Nga rreth 2,93 milionë llogari bankare të individëve, 1.011.375 rezultojnë me balancë nga zero deri në 100 lekë. Kjo përfaqëson rreth 34,5% të totalit, pra pak më shumë se një në çdo tri llogari. Megjithatë, numri i llogarive nuk është i barabartë me numrin e qytetarëve. Një individ mund të ketë disa llogari, në një ose në disa banka. Për shembull, një llogari mund të ketë mbetur pothuajse bosh, ndërsa kursimet mund të mbahen në një tjetër. Për këtë arsye, shifra...