Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë pagesat digjitale! Sejko: Synimi është reduktimi i parasë cash

Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë pagesat digjitale! Sejko: Synimi është reduktimi i parasë cash

Skema e pagesave me karta dhe infrastruktura e tregut financiar ishin në fokus të Konferencës së 8-të Ndërkombëtare në Tiranë. Sipas Guvernatorit Gent Sejko Banka e Shqipërisë ka patur si objektiv uljen e përdorimit të parasë fizike dhe përafrimin me standardet evropiane. “Numri i pagesave digjitale për frymë ka arritur në 29 në vit, krahasuar me 5 një dekadë më parë, ndërsa ritmi i rritjes së tyre është rreth 25% në vit. Kartat në qarkullim kanë arritur në 1.6 milionë”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Një tjetër prioritet strategjik është zhvillimi i pagesave të menjëhershme përmes projektit “TIPS Clone”, si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. “Sipas një studimi të përbashkët të Bankës Botërore dhe Bankës së Shqipërisë, përdorimi i pagesave elektronike,...