Shqipëria vijon negociatat për Kapitullin 27, ministri Jaupaj në Bruksel: Objektivi ynë është afrimi me standardet europiane
Një vit nga hapja e negociatave për Kapitullin 27, që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, Shqipëria vijon procesin e përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj bëri me dije se gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar një takim me Komisioneren Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall, ku ka prezantuar punën e realizuar gjatë vitit të parë të negociatave, si dhe reformat dhe investimet e ndërmarra në këtë fushë. Sipas Jaupajt, në zbatimin e angazhimeve për Kapitullin 27 janë përfshirë 29 institucione, të cilat kontribuojnë në përmbushjen e kërkesave dhe standardeve europiane për mjedisin. ”Prezantova punën e realizuar gjatë këtij viti nga ekipi ynë i përbashkët, me përfshirjen e 29 institucioneve që kontribuojnë në këtë kapitull, si dhe reformat, investimet dhe hapat...
Burimi:
kohajone.com