Shqipëria U-21 barazon ndaj Ukrainës, Dodaj dhe Maksuti autorët e golave për kuqezinjtë
Shqipëria U21 barazoi 2-2 në ndeshjen miqësore me Ukrainën U21, në sfidën e luajtur në “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në Eger të Hungarisë. Skuadra kuqezi zhvilloi një ndeshje mjaft pozitive, duke qenë dominuese në pjesën më të madhe të takimit. Trajneri Endri Zjarri e nisi ndeshjen me këtë formacion: Alain Taho, Aurel Marku, Ervin Bashi, Numan Ajeti, Arlind Kurti, Etnik Brruti, Mattia Huqi, Luan Simnica, Omer Bajraktari, Ermir Rashica dhe Kevin Dodaj. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Samuel Sina, Krist Gecaj, Aidon Shehu, Gabriel Kulla, Ergis Arifi, Erald Maksuti, Fabjan Përndreca dhe Benjami Dibrani. Ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë, të cilët patën disa mundësi të mira për shënim. Në minutën e 18-të, Shqipëria gjeti rrugën e rrjetës me Kevin Dodajn. Pjesa e parë...
Burimi:
telesport.al