Shqipëria U-19 zyrtarizon dy ndeshje miqësore me Bullgarinë më 6 & 9 qershor

Shqipëria U-19 zyrtarizon dy ndeshje miqësore me Bullgarinë më 6 & 9 qershor

Kombëtarja U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Bullgarisë në muajin qershor. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë rënë dakord që miqësoret të luhen në Bullgari në 6 dhe 9 qershor. Takimi i parë Bullgari – Shqipëri do të zhvillohet më 6 qershor në orën 18:00, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet më 9 qershor në orën 10:00. Trajneri Julian Ahmataj dhe stafi teknik i ekipit kombëtar U-19 do të kenë mundësinë të testojnë dhe të shohin gjendjen aktuale të skuadrës në këto dy takime të rëndësishme. Bullgari – Shqipëri, 6 qershor,...
Burimi: Sportekspres.com