Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Shqipëria U-15 do të luajë dy miqësore prestigjioze ndaj Zvicrës U-15
👁2372
Shqipëria U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore prestigjioze kundër përfaqësueses së Zvicrës U-15. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Zvicrës që këto dy miqësore të luhen më 3 dhe 5 qershor në vendin tonë. Takimi i parë Shqipëri – Zvicër është programuar të luhet në stadiumin e Vorës në ora 17:30. Sakaq, ndeshja e dytë mes kuqezinjve të vegjël dhe Zvicrës do të zhvillohet më 5 qershor në ora 10:00. Në ditët në vijim, trajneri i ekipit shqiptar U-15, Armand Dama do të bëjë publike edhe listën me...